• e premte, 05 dhjetor 2025

Besimtarët nga sot do të mund ta viizitojnë varrin e papa Françeskut

Besimtarët nga sot do të mund ta viizitojnë varrin e papa Françeskut

Romë, 27 prill 2025 (MIA) - Nga sot, varri i Papa Françeskut në Bazilikën e Santa Maria Maxhores në Romë do të jetë i hapur për besimtarët, njoftoi Vatikani.

Papa, i cili vdiq në moshën 88 vjeç më 21 prill nga një goditje në tru, u varros dje në një varr të ndarë midis dy kapelave në bazilikën romake, pas një ceremonie të mbajtur në Vatikan. Ceremonia e vendosjes së arkivolit zgjati rreth gjysmë ore.

Në varrimin në Bazilikën e Santa Maria Maxhores morën pjesë vetëm të afërmit më të ngushtë dhe arkivoli i thjeshtë prej druri i Papës u prit me kambana.

Përpara bazilikës, e cila ndodhet rreth gjashtë kilometra larg Vatikanit, trupi i Papës u prit nga 40 anëtarë të grupeve të margjinalizuara, për të cilët ai mbështeti veçanërisht gjatë shërbesës, përfshirë migrantët, të pastrehët, të burgosurit dhe personat transgjinorë.

Më herët, pas meshës në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, papamobili me arkivolin kaloi nëpër rrugët e Romës, me turmën e mbledhur që i dha lamtumirën kreut të Kishës Katolike Romake.

Në meshën në Vatikan, sipas të dhënave zyrtare nga Vatikani, morën pjesë rreth 250,000 njerëz, si dhe 170 delegacione të huaja. Midis tyre ishin krerë shtetesh dhe qeverish, monarkë, ish-burra shteti, politikanë nga Italia dhe vende të tjera, intelektualë, artistë. Më vonë, Ministri i Brendshëm italian Mateo Pjantedozi tha se të paktën 400,000 njerëz morën pjesë në varrimin e Papa Françeskut, duke u mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit dhe në rrugët e Romës.

Ngjarja është ndjekur nga rreth 2,700 gazetarë të akredituar. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR