• e premte, 05 dhjetor 2025

Pezeshkian: Irani është i gatshëm t'i ndajë arritjet e tij të shumta me vendet afrikane

Pezeshkian: Irani është i gatshëm t'i ndajë arritjet e tij të shumta me vendet afrikane

 Teheran, 27 prill 2025 (MIA) - Presidenti iranian Masud Pezeshkian  sot deklaroi se Irani është i gatshëm ti' ndajë të gjitha arritjet e tij në fushat e shëndetësisë, tregtisë, industrisë, bujqësisë, sigurisë dhe paqes me popujt afrikanë.

 Ai e deklaroi  këtë në Konferencën e Tretë të Bashkëpunimit Ekonomik Iran-Afrikë në Teheran, raportoi IRNA.

 Konferenca, në të cilën morën pjesë edhe Zëvendëspresidenti i Parë i Iranit, Mohamed-Reza Aref, dhe Ministri i Industrisë, Minierave dhe Tregtisë, Mohamed Atabak, mblodhi së bashku përfaqësues nga mbi 50 vende afrikane, përfshirë krerët e odave të tregtisë, dhe synon të forcojë lidhjet ekonomike midis Iranit dhe Afrikës.

 Konferenca e tretë për Bashkëpunim Ekonomik Iran-Afrikë mbahet në Teheran nga 27 deri më 29 prill dhe do të vazhdojë në Isfahan nga 30 prilli deri më 1 maj.

Foto. Arkivi i MIA-s 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR