• e premte, 05 dhjetor 2025

Iran: Shpërthimi në portin Raxhai nuk lidhet me sektorin iranian të mbrojtjes, të paktën 28 ​​të vdekur, 1.139 të lënduar

Iran: Shpërthimi në portin Raxhai nuk lidhet me sektorin iranian të mbrojtjes, të paktën 28 ​​të vdekur, 1.139 të lënduar

 Teheran, 27 prill 2025 (MIA) - Shpërthimi në portin Raxhai në qytetin jugor iranian Bandar Abas  nuk ka lidhje me sektorin iranian të mbrojtjes, tha sot zëdhënësi i komisionit parlamentar iranian për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme, Ibrahim Rezai.

 Rezai për televizionin shtetëror iranian deklaroi se në port nuk kishte materiale ushtarake.

 Në këtë mënyrë, ai mohoi akuzat e mediave se shpërthimi në port mund të lidhej me trajtimin jo të duhur të karburantit të ngurtë të përdorur për raketa.

 Sipas të dhënave të fundit nga autoritetet dhe mediat iraniane, të paktën 28 ​​persona kanë humbur jetën, ndërsa 1.139 janë lënduar në shpërthim.

 Paraprakisht,  zëdhënësja e qeverisë iraniane, Fateme Mohaxherani, deklaroi se numri i të vdekurve në një shpërthim të madh në portin Raxhai në qytetin jugor iranian Bandar Abas është rritur në 25 dhe numri i të lënduarve në 1.139.

 Mohaxherani në Platformën Iks shkroi  se zjarrfikësit kishin shuar 80 për qind të zjarrit që shpërtheu pas shpërthimit.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR