• e premte, 05 dhjetor 2025

Ushtarët indianë dhe pakistanezë shkëmbejnë zjarr përgjatë kufirit

Ushtarët indianë dhe pakistanezë shkëmbejnë zjarr përgjatë kufirit

Nju Delhi, 27 prill 2026 (MIA) - Ushtatër pakistanez dhe indian shkëmbyen zjarr për të tretën natë radhazi përgjatë vijës kufitare që i ndan të dy vendet, kumtoi armata indiane.

Marrëdhëniet ndërmjet fqinjëve u përkeqësuan pasi India akuzoi Pakistanin për sulm ndaj turistëve në shtetin indian Xhamu dhe Kashmir paraprakisht këtë javë, ku humbën jetën 26 turistë.

Armata indiane kumtoi se ushtarët e saj janë përgjigjur me zjarr nga armët e lehta të hapur nga ushtarët pakistanez, publikoi Al Xhezira.

Pakistani aktualisht nuk e konfirmoi shkëmbimin e zjarrtit. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR