• e enjte, 04 dhjetor 2025

Në sulmet izraelite në Rripin e Gazës brenda një dite humbën jetën 51 persona

Në sulmet izraelite në Rripin e Gazës brenda një dite humbën jetën 51 persona

 Gazë, 27 prill 2025 (MIA) - Në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, në 24 orët e fundit  kanë humbur jetën 51 persona , njoftoi Ministria palestineze e Shëndetësisë.

 Izraeli  më 18 mars e ndërpreu armëpushimin dymujor me Hamasin dhe që atëherë ka kryer sulme të përditshme në Rripin e Gazës. Armta izraelite zgjeroi zonën tampon dhe rrethoi qytetin jugor të Rafah, i cili tani kontrollon rreth 50 për qind të enklavës palestineze.

 Izraeli ka vendosur gjithashtu një bllokadë në Rripin e Gazës, duke bërë që rreth dy milionë palestinezë të përballen me mungesa ushqimi dhe ilaçesh. Sipas organizatave humanitare, rezervat ushqimore po pakësohen dhe mijëra fëmijë janë të kequshqyer.

 Që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës më 7 tetor të vitit 2023, gjithsej kanë humbur jetën 52.243 palestinezë, përfshirë një numër të madh fëmijë dhe gra.

 Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR