Disa persona humbën jetën, ndërsa shumë të tjerë u lënduan kur një automjet u përplas me publikun në një festival në Kanada
- Disa persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u lënduan kur një automjet u përplas me publikun në një festival rrugor në Vankuver të Kanadasë, njoftoi policia, pa specifikuar numrin e saktë të viktimave.
- Post By Sara Ademi
- 11:31, 27 prill, 2025
Vankuver, 27 prill 2025 (MIA) - Disa persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u lënduan kur një automjet u përplas me publikun në një festival rrugor në Vankuver të Kanadasë, njoftoi policia, pa specifikuar numrin e saktë të viktimave.
Në kumtesë thuhet se policia në vendin e ngjarjes arrestoi një banor 30-të vjeçar të qytetit.
Incidenti ndodhi mbrëmë pranë rrugës "Frajzer" dhe Avenia e 41-të lindore, raportoi rrjeti kanadez Si-Bi-Si.
Sipas edicionit Global njuz, "tetë persona humbën jetën kur një makinë u përplas me njerëzit që merrnin pjesë në një festival rrugor në Vankuver mbrëmë dhe të paktën gjashtë u lënduan". Policia nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë informacion.
Ushtruesi i detyrës shef i Policisë së Vankuverit, Stiv Rai, tha se i dyshuari 30-vjeçar u arrestua në vendngjarje dhe se në incident përfshihej "një i dyshuar dhe një automjet".
Rai tha në një konferencë për shtyp se do të ishte e padrejtë ndaj familjeve të spekulonin për numrin e saktë të viktimave, pasi njerëzit u dërguan në spitale të shumta në rajon.
Kryeministri kanadez Mark Karni tha se ishte "thellësisht i tronditur" pasi dëgjoi për "ngjarjen e tmerrshme" në festivalin e Vankuverit.
Kryetari i bashkisë së Vankuverit, Ken Sim, tha se ishte "i tronditur dhe thellësisht i trishtuar" nga "incidenti i tmerrshëm" në festival, raportoi Si-Bi-Si.
Kryeministri i provincës kanadeze të Kolumbisë Britanike, Dejvid Ibi, shkroi në një postim në platformën X se ishte "i tronditur dhe me zemër të thyer" pasi dëgjoi për vdekjet dhe lëndimet në festivalin e Vankuverit.
Policia njoftoi se më shumë informacion në lidhje me ngjarjen dhe rrjedhën e hetimit do të publikohet më vonë gjatë ditës. sa/
Foto: EPA