• e enjte, 04 dhjetor 2025

Nëntë persona humbën jetën në incidentin në festivalin rrugor të Vankuverit

Nëntë persona humbën jetën në incidentin në festivalin rrugor të Vankuverit

 Vankuver, 27 prill 2025 (MIA) - Nëntë persona humbën jetën pasi një burrë me makinë përplasi vizitorët e Festivalit Lapu Lapu në Vankuver të shtunën në mbrëmje, raportoi policia në rrjetin Iks.

Paraprakisht sot, policia e Vankuverit bëri të ditur se beson që një incident gjatë një festivali rrugor në atë qytet nuk ishte një akt terrorizmi. 

 "Për momentin, jemi të bindur se ky incident nuk është një akt terrorizmi", tha policia e Vankuverit në një deklaratë të postuar në platformën Iks.

Mëngjesin e sotëm, policia njoftoi se disa persona kanë humbur jetën në një festival rrugor kur një makinë u përplas me vizitorët dhe se disa të tjerë u lënduan, pa specifikuar numrin e saktë të viktimave. 

 Në njoftim thuhet se policia në vendin e ngjarjes ka arrestuar një banor 30-vjeçar të qytetit.

 Ushtruesi i detyrës shef  i Policisë së Vankuverit, Stiv Rai, tha se i dyshuari 30-vjeçar u arrestua në vendngjarje dhe se në incident përfshihej "një i dyshuar dhe një automjet".

 Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR