• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të paktën 35 viktima nga reshjet e papritura të borës dhe shirave të dendur në Pakistan

Të paktën 35 viktima nga reshjet e papritura të borës dhe shirave të dendur në Pakistan

Islamabad, 5 mars 2024 (MIA) - Të paktën 35 persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar pasi reshjet e papritura të borës dhe shiut goditën Pakistanin gjatë fundjavës.

Njëzet e dy fëmijë janë në mesin e viktimave, prej të cilëve shumica e humbën jetën të bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dheut, kumtuan autoritetet e menaxhimit të fatkeqësive.

Moti ekstrem ka goditur rajonet veriore dhe perëndimore të Pakistanit, duke bllokuar rrugët dhe duke dëmtuar qindra shtëpi.

Energjia elektrike plotësisht është ndërprerë në disa lagje prej disa ditësh.

Mushtak Ali Shah, ish drejtor i departamenti meteorologjik të vendit ia atribuoi kushtet e pazakonta ndryshimeve klimatike. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR