Irani mund të lejojë inspektorë të SHBA-së në centralet bërthamore nëse arrihet marrëveshje
- Irani mund t'i lejojë Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) të dërgojë inspektorë amerianë t'i vizitojnë objektet bërthamore iraniane, nëse ka përparim në negociatat mes Teheranit dhe Uashingtonit.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:09, 28 maj, 2025
Teheran, 28 maj 2025 (MIA) - Irani mund t'i lejojë Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) të dërgojë inspektorë amerianë t'i vizitojnë objektet bërthamore iraniane, nëse ka përparim në negociatat mes Teheranit dhe Uashingtonit.
Këtë sot e deklaroi kreu i Organizatës iraniane për energji bërthamore, Mohamad Eslami.
"Është e natyrshme që inspektorët nga vende armiqësore të mos lejohen në këto objekte, por nëse arrijmë marrëveshje bërthamore, ndoshta do t'u lejojmë zyrtarëve amerikanë të ANEB-it të vizitojnë objektet tona", tha Eslami. qa/bsh/
Foto: Arkivi i MIA-s