Zelenski propozon takim tripalësh me Trampin dhe Putinin
- Presidenti i Ukrainës Vollodimir Zelenski sot propozoi takim tripalësh me presidentët e SHBA-së dhe Rusisë, Donald Tramp dhe Vlladimir Putin, me qëllim për të avancuar negociatat paqesore, njëkohësisht duke i bëri thirrje Uashingtonit të vendos sanksione të reja kundër Moskës.
- Post By Fami Bajrami
- 11:24, 28 maj, 2025
Kiev, 28 maj 2025 (MIA) - Presidenti i Ukrainës Vollodimir Zelenski sot propozoi takim tripalësh me presidentët e SHBA-së dhe Rusisë, Donald Tramp dhe Vlladimir Putin, me qëllim për të avancuar negociatat paqesore, njëkohësisht duke i bëri thirrje Uashingtonit të vendos sanksione të reja kundër Moskës.
"Jemi gati për formatin Tramp-Putin-unë", theksohet në deklaratën e presidentit ukrainas, e cila deri në mëngjes ishte nën embargo për publikim", raportoi Beta.
"Nëse Putinit nuk i përgjigjet takimi dypalësh, ose nëse të gjithë duan takim tripalësh, kjo nuk më shqetëson. Jam gati për secilin format", shtoi ai.
"Presim sanksione nga SHBA-ja kundër sektorit energjetik dhe sistemit bankar të Rusisë, sepse Moska ende nuk e ka pranuar propozimin për armëpushim", shtoi Zelenski.
Ai tha se Rusia po sistemon më shumë se 50.000 ushtarë në afërsi të rajonit verilindor të Ukrainës, Sumi, duke u përgatitur për ofensivë të mundshme në territorin kufitar. Moska njoftoi më herët se donte të krijonte "tampon zonë" për të parandaluar hyrjet nga Kievi.
"Për momentin po grumbullojnë trupa në drejtim të Sumit. Më shumë se 50.000", tha Zelenski.
Presidenti ukrainas shtoi se Rusia dëshiron të dëbojë trupat ukrainase nga rajoni Kursk, i cili është përtej kufirit dhe të përgatisë një ofensivë në rajonin Sumi. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s