• e premte, 02 janar 2026

IFJ: Në botë vitin e kaluar janë vrarë 128 gazetarë dhe punonjës mediatik

IFJ: Në botë vitin e kaluar janë vrarë 128 gazetarë dhe punonjës mediatik

Paris, 2 janar 2026 (MIA) – Federata ndërkombëtare e gazetarëve (IFJ) ka bërë të ditur se në vitin 2025 në mbarë botën janë vrarë gjithsej 128 gazetarë dhe punonjës të medias, përfshirë dhjetë gra.

Lista e azhurnuar e punonjësve të vrarë nga sfera e medias në vitin 2025 dokumenton 17 raste të vdekjes shtesë që nga 10 dhjetori, pas publikimit të raportit të mëparshëm. Lista, e publikuar më 31 dhjetor, përfshin raste në Rripin e Gazës, Tanzani, Peru dhe Guatemallë, si dhe një fatkeqësi ku humbën jetën shtatë punonjës të medias në Nigeri, një rast të tillë në Burundi dhe një në Iran.

Në Lindjen e Mesme dhe botën arabe janë 74 gazetarë të vrarë, 56 prej tyre në Administratën palestineze, që është 58 për qind e të gjitha rasteve të punonjësve të vrarë të mediave në mbarë botën në vitin 2025, sipas IFJ-së.

Rajoni është më vdekjeprurësi për gazetarët dhe punonjësit e medias për të tretin vit radhazi.

Në vendin e dytë është Jemeni me 13 viktima, vijon Ukraina me tetë gazetarë dhe punonjës të vrarë të medias.

Gjashtë gazetarë janë vrarë në Sudan, katër në Indi dhe Peru, ndërsa disa vende të tjera, përfshirë Filipinet, Meksikën, Perunë dhe Pakistanin, humbën nga tre gazetarë secili.

Numri total i gazetarëve të vrarë ka pasur nëntë raste të vdekjes.

IFJ dënoi "një tjetër vit vdekjeprurës për gazetarët" dhe "dështimin e vazhdueshëm të autoriteteve për të mbrojtur punonjësit e medias". Federata bëri thirrje për "veprime urgjente dhe vendimtare për ndërprerjen e ciklit të dhunës" dhe theksoi se pandëshkueshmëria për këto krime ende mbizotëron.

"Bota nuk mund të presë më, është koha për një konventë të Kombeve të Bashkuara e cila do të garantojë sigurinë dhe pavarësinë e gazetarëve kudo", tha Sekretari i përgjithshëm i IFJ-së, Entoni Belanger.

Në vitin 2024, IFJ regjistroi 122 raste të vdekjes së gazetarëve dhe punonjësve të medias, përfshirë 14 gra, ndërsa 516 gazetarë kanë qenë në burg. Ndërsa në vitin 2025, 533 gazetarë dhe punonjës të medias u burgosën, numri më i madh i tyre në Kinë.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR