Zjarri në barin zviceran ka filluar nga spërkatës në shishe, të cilat e kanë djegur tavanin
- Prokurorja e përgjithshme e kantonit zviceran Vale, Betraus Pilu sot deklaroi se gjithçka po tregon se zjarri në barin në Kran Montana ka filluar nga spërkatës të vendosur në shishe shampanje, të cilat ishin shumë afër tavanit.
- Post By Besnik Shuki
- 16:37, 2 janar, 2026
Gjenevë, 2 janar 2026 (MIA) - Prokurorja e përgjithshme e kantonit zviceran Vale, Betraus Pilu sot deklaroi se gjithçka po tregon se zjarri në barin në Kran Montana ka filluar nga spërkatës të vendosur në shishe shampanje, të cilat ishin shumë afër tavanit.
Prej këtu, zjarri filloi shumë shpejt. Janë marrë dhe analizuar video dhe janë intervistuar disa persona, shtoi ajo.
Edhe në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi, për të cilën shumë thonë se tregon momentin kur shpërtheu zjarri në barin "Le Konstelejshën" në Kran-Montana. Fotografitë në internet tregojnë stafin e barit të veshur me helmeta motoçikletash, të ulur mbi supet e kolegëve dhe duke mbajtur shishe shampanje me spërkatës.
Në një fotografi janë shfaqur të paktën gjashtë shishe me spërkatës që digjen të ngritur në ajër, ndërsa zjarri dhe tymi shfaqen në tavanin mbi ta.
Ekspertët thonë se spërkatësit me siguri i kanë djegur panelet akustike në tavan - material i përdorur për të përmirësuar zhurmën, por që përbën rrezik serioz nga zjarri. Një ekspert i pavarur për siguri zjarrfikëse e përshkroi materialin si "benzinë plastike". bsh/
Foto: Internet