Tajani: Bombardimet izraelite në Rripin e Gazës duhet të ndërpriten
- Ministri italian i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, sot para deputetëve në Romë deklaroi se bombardimet izraelite në Rripin e Gazës patjetër duhet të ndalen dhe se ideja për dëbim të palestinezëve nga territori është e papranueshme.
- Post By Fami Bajrami
- 12:13, 28 maj, 2025
Romë, 28 maj 2025 (MIA) - Ministri italian i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, sot para deputetëve në Romë deklaroi se bombardimet izraelite në Rripin e Gazës patjetër duhet të ndalen dhe se ideja për dëbim të palestinezëve nga territori është e papranueshme.
Duke vlerësuar se përgjigja izraelite ndaj sulmit të Hamasit po merr forma absolutisht dramatike dhe të papranueshme, Tajani tha se bombardimet duhet të ndalen dhe se dëbimi i palestinezëve nga Gaza nuk do të jetë kurrë opsion i pranueshëm.
"Banorët e Rripit të Gazës kanë paguar çmim shumë të lartë për një kohë të gjatë, veçanërisht fëmijët, gratë, të moshuarit dhe të sëmurët", tha Tajani.
Duke pranuar se "përgjigja e qeverisë izraelite ndaj sulmit të pakuptimtë terrorist ishte legjitime", Tajani përsëriti se "ndihma humanitare duhet të vazhdojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe se ligji ndërkombëtar humanitar duhet të respektohet".
Shefi i diplomacisë italiane përsëri apeloi për "lirimin e menjëhershëm” të të gjithë pengjeve, të cilët mbahen nga Hamasi. rq/bsh/
Foto: EPA