Një funksionar iranian tallet me Trampin për shkak të rritjes së çmimeve të naftës
- - Kryetari i Parlamentit iranian, Mohamad – Bager – Galibaf, u tall me presidentin amerikan, Donald Tramp për shkak të kërcënimit për bllokadë në portet iraniane, duke publikuar një fotografi me çmimet e karburanteve në afërsi të Shtëpisë së Bardhë.
- Post By Fitore Curri
- 12:17, 13 prill, 2026
Teheran, 13 prill 2026 (MIA) - Kryetari i Parlamentit iranian, Mohamad – Bager – Galibaf, u tall me presidentin amerikan, Donald Tramp për shkak të kërcënimit për bllokadë në portet iraniane, duke publikuar një fotografi me çmimet e karburanteve në afërsi të Shtëpisë së Bardhë.
"Shijoni çmimet aktuale. Me të ashtuquajturën bllokadë, së shpejti do të keni nostalgji për benzinë 4-5 dollarë", shkroi Galibaf, i cili ishte pjesëmarrës në bisedimet e pasuksesshme të paqes.
Çmimet e naftës u rritën dukshëm gjatë konfliktit, të nxitura nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit dhe sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, si mjet për presion ndaj SHBA-së dhe Izraelit për arritje të armëpushimit.
Çmimi i naftës referente “brent” arriti rreth 120 dollarë për fuqi – niveli më i lartë gjatë katër viteve të fundit – në dy javët e para të luftës, pas çka ra nën 100 dollarë pas shpalljes së armëpushimit javën e kaluar. Megjithatë, çmimi përsëri u rrit mbi 100 dollarë pas paralajmërimeve të Trampit për bllokadë. fc/
Foto: Arkivi