Papa Leoni XIV iu përgjigj Trampit: Nuk kam frikë, misioni im është paqja
- – Papa Leoni XIV sot i hodhi poshtë kritikat e ashpra të cilat i dërgoi në adresë të tij presidenti amerikan Donald Tramp pas deklaratave për luftën e SHBA-së dhe Izraelit në Iran, duke porositur se thirrjet e Vatikanit për paqe dhe pajtim janë rrënjosur thellë në Ungjill dhe se ai nuk ka frikë nga administrata e Trampit.
- Post By Fitore Curri
- 12:57, 13 prill, 2026
Vatikan, 13 prill 2026 (MIA) – Papa Leoni XIV sot i hodhi poshtë kritikat e ashpra të cilat i dërgoi në adresë të tij presidenti amerikan Donald Tramp pas deklaratave për luftën e SHBA-së dhe Izraelit në Iran, duke porositur se thirrjet e Vatikanit për paqe dhe pajtim janë rrënjosur thellë në Ungjill dhe se ai nuk ka frikë nga administrata e Trampit.
"Të vendos porosinë time në të njëjtin nivel me atë që presidenti u përpoq të bënte këtu, mendoj se tregon mungesë kuptimi të porosisë së Ungjillit", deklaroi papa, duke shtuar se i vinte keq për komente të tilla, por se do të vazhdonte me atë që e konsideronte misionin e Kishës në botën e sotme.
In response to a personal attack by President Donald Trump the night before, Pope Leo told journalists on the papal plane to Algeria:
— Courtney Mares (@catholicourtney) April 13, 2026
“I have no fear of the Trump administration or speaking out loudly of the message of the Gospel, which is what I believe I am here to do, what… pic.twitter.com/zV6FuacGSM
Papa i parë i lindur në SHBA theksoi se thirrjet e tij të për paqe dhe kritikat për “iluzionin e plotfuqishmërisë” nuk janë sulm i drejtpërdrejt ndaj Trampit, por tregon faktorët të cilët e nxisin konfliktin në Iran dhe konfliktet e tjera në mbarë botën.
Trampi paraprakisht dërgoi sulm jashtëzakonisht të ashpër përmes rrjeteve sociale dhe para gazetarëve, duke thënë se udhëheqësi i Kishës Katolike “nuk e kryen mirë punën”, se është “personalitet shumë liberal” dhe se duhet "të ndalojë së joshuri të majtën radikale."
Trampi postoi gjithashtu një fotografi të gjeneruar nga inteligjenca artificiale në të cilën shfaqet me një aureolë shenjtoreje me veshje biblike. Ky përshkallëzim vjen mes një armëpushimi të brishtë, ndërsa papa, i cili mbërriti sot në Algjeri, tha se Zoti "nuk i dëgjon lutjet e atyre që bëjnë luftë, por i refuzon ato sepse duart e tyre janë plot me gjak". fc/
Foto: EPA