• e martë, 14 prill 2026

Ursula fon der Lajen: Anëtaret e BE-së duhet të koordinohen për çmimet e energjisë

Ursula fon der Lajen: Anëtaret e BE-së duhet të koordinohen për çmimet e energjisë

Bruksel, 13 prill 2026 (MIA) – Vendet anëtare të Bashkimit Evropian duhet të koordinohen rreth çmimeve të energjisë, për shkak të rritjes së faturave për karburante fosile për 22 miliardë euro nga fillimi i luftës në Iran, deklaroi sot kryetarja e KE-së, Ursula fon der Lajen. 

“Po mendojmë gjithashtu... për koordinimin e mbushjes së magazinave të gazit në shtetet anëtare... Do të koordinojmë lirimin e rezervave të naftës, në mënyrë që të arrijmë efektin më të madh të mundshëm, dhe do të sigurohemi që masat emergjente nga shtetet anëtare të mos ndikojnë në tregun e vetëm”, deklaroi fon der Lajen.

Ajo tha se Komisioni Evropian planifikon të publikojë propozime për masa për çmimet e energjisë më 22 prill, të cilat liderët e BE-së do t’i diskutojnë në samitin e tyre joformal. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR