• e martë, 14 prill 2026

Gjermania: Presim që bisedimet të vazhdojnë, bllokada amerikane është presion taktik

Gjermania: Presim që bisedimet të vazhdojnë, bllokada amerikane është presion taktik

Berlin, 13 prill 2026 (MIA) – Qeveria gjermane pret vazhdimin e bisedimeve në lidhje me bllokadën e paralajmëruar amerikane në Ngushticën e Hormuzit, me vlerësim se bëhet fjalë për "presion taktik" ndaj Iranit. 

"Bllokada e supozuar nuk nënkupton fund të proceseve diplomatike. Ne e shohim si presion të vazhdueshëm", deklaroi zëdhënësi i qeverisë gjermane. 

Duke folur për paralajmërimin e Komandës Qendrore Amerikane (CENTCOM) se sot më vonë do ta bllokojnë Ngushticën e Hormuzit, zëdhënësi tha se nuk bëhet fjalë për bllokadë në vetë ngushticën, por për bllokadë të porteve iraniane, duke theksuar se bëhet fjalë për "qasje të ndryshme". fc/

QËNDRONI TË LIDHUR