• e martë, 14 prill 2026

Një person është vrarë në sulmin rus gjatë armëpushimit për Pashkë ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë

Një person është vrarë në sulmin rus gjatë armëpushimit për Pashkë ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë

Donjeck, 13 prill 2026 (MIA) – Një person është vrarë në sulmin rus me fluturake pa pilot në vijën e parë të frontit në rajonin Donjeck, pak para se të skadojë armëpushimi i shpallur me rastin e festës ortodokse Pashkët, njoftoi policia ukrainase. 

Sipas policisë, më 12 prill, në një sulm me dron FPV mbi qytetin Druzhkivska u vra një person, ndërsa ishte dëmtuar edhe një automobil. Në një sulm të ndarë mbi Kramatorsk në orën 1:46 sipas kohës lokale, një person është vrarë, ndërsa tjetri është lënduar. Guvernatori i zonës Donjeck paraprakisht njoftoi përmes Telegramit se gjatë 12 prillit në këtë rajon janë vrarë gjithsej dy persona. 

Rusia dhe Ukraina akuzohen mes vete për shkelje të armëpushimit 32-orësh, i cili ishte në fuqi nga e shtuna pasdite deri të dielën në mesnatë. Shtabi Koordinues Ukrainas për veprim me pengje ushtarake njoftoi se gjatë “armëpushimit të ashtuquajtur të Pashkëve” ushtarë rusë kishin qëlluar katër pengje ushtarake ukrainase në rajonin Harkov. 

Shtatmadhoria e armatës ukrainase njoftoi se ka regjistruar më shumë se 10.000 shkelje ruse të armëpushimit, duke përfshirë 1.567 sulme artilerike, 119 operacione sulmi dhe 9.035 sulme me dronë. Nga Ministria ruse e Mbrojtjes, njoftuan se kanë vërejtur 6.558 raste të shkeljes së armëpushimit nga ana e forcave ukrainase. fc/

Foto: Arkivi 

 

QËNDRONI TË LIDHUR