• e hënë, 13 prill 2026

Moment historik: Një femër për herë të parë do ta udhëheqë ushtrinë tokësore australiane

Moment historik: Një femër për herë të parë do ta udhëheqë ushtrinë tokësore australiane

Kanberrë, 13 prill 2026 (MIA) – Australia për herë të parë në histori do të ketë një femër në krye të ushtrisë tokësore, bëri të ditur Qeveria, duke njoftuar për ndryshime në udhëheqësinë e forcave mbrojtëse. 

Gjeneral major Suzan Kojll, shefe aktuale për aftësi të shoqëruara, do ta ndërmarrë funksionin në korrik, duke e zëvendësuar gjeneral – majorin Sajmon Stjuart. 

Kryeministri Entoni Albaneze deklaroi se bëhet fjalë për moment historik në ekzistencën 125-vjeçare të ushtrisë australiane. Ministri i Mbrojtjes, Riçard Marlls, gjithashtu e vlerësoi emërimin si “moment thellësisht historik”, duke theksuar se kjo do të ketë ndikim të rëndësishëm ndaj grave në forcat e armatosura. 

Kojll, e cila ka 55 vjet, i është bashkëngjitur ushtrisë në vitin 1987 dhe ka kryer shumë detyra të larta komanduese. Ajo do të jetë gruaja e parë në krye të një dege të forcave të armatosura australiane. Gratë përbëjnë rreth 21 për qind të Forcave Australiane të Mbrojtjes (ADF) dhe 18,5 për qind të pozitave të larta udhëheqëse, ndërsa qëllimi është që pjesëmarrja e tyre të arrijë 25 për qind deri në vitin 2030. 

Në tetor ishte parashtruar padi kolektive kundër ADF për shkak të akuzave për shqetësim seksual sistematik, sulme dhe diskriminim ndaj pjesëtarëve të ushtrisë. 

Qeveria, gjithashtu, e emëroi zëvendës admiralin Mark Hamond si shef të forcave të mbrojtjes në vendin e admiralit Dejvid Xhonston, përderisa kundër admirali Methju Bakli do ta ndërmarrë funksionin shef i marinës. fc/

Foto: Forcat e armatosura australiane 

 

QËNDRONI TË LIDHUR