Sançezi në Pekin: Kina duhet të luajë rol më të madh në ndaljen e luftës në Iran
- Kryeministri spanjoll, Pedro Sançez i bëri thirrje Kinës të ndërmarrë përgjegjësi më të madhe në ruajtjen e rendit ndërkombëtar dhe në parandalimin e konflikteve globale, përfshirë edhe luftën në Iran dhe konfliktet në Ukrainë, Gazë dhe Liban, transmetoi agjencia EFE.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:45, 13 prill, 2026
Pekin, 13 prill 2026 (MIA) - Kryeministri spanjoll, Pedro Sançez i bëri thirrje Kinës të ndërmarrë përgjegjësi më të madhe në ruajtjen e rendit ndërkombëtar dhe në parandalimin e konflikteve globale, përfshirë edhe luftën në Iran dhe konfliktet në Ukrainë, Gazë dhe Liban, transmetoi agjencia EFE.
Gjatë fjalimit të tij në Universitetin "Cinghua" në Pekin, Sançezi theksoi se pa bashkëpunim mes forcave të mëdha nuk është e mundur të ndërtohet një sistem stabil multilateral.
Ai theksoi se Kina tashmë ka ndikim të rëndësishëm, por se mund të bëjë më shumë që të sigurohet respektim i së drejtës ndërkombëtare dhe ndalim i konflikteve të armatosura të cilat ndikojnë ndaj rrjedhave globale, përfshirë edhe sigurinë në ngushticën e Hormuzit.
kryeministri spanjoll vlerësoi se bota po lëvizë drejt rendit multipolar dhe porositi se Evropa e bashkuar është faktor kyç për stabilitetin. Sipas tij, bashkëpunimi mes Evropës dhe Kinës është i domosdoshëm për vendosjen e rendit ndërkombëtar të bazuar në sundimin e së drejtës. ab/
foto: ЕPА