• e martë, 14 prill 2026

Irani: Masat amerikane në Ngushticën e Hormuzit janë "pirateri"

Irani: Masat amerikane në Ngushticën e Hormuzit janë

Teheran, 13 prill 2026 (MIA) – Forcat e armatosura iraniane i vlerësuan kufizimet amerikane për anijet në ujërat ndërkombëtare si “pirateri”, pas kërcënimit të Donald Trampit për bllokim të anijeve që hyjnë ose dalin nga portet iraniane. 

Një zëdhënës i armatës deklaroi se Irani do të vendosë “mekanizëm të përhershëm” për kontroll të Ngushticës së Hormuzit, duke shtuar se portet në Gjirin Persik duhet të jenë në dispozicion “ose për të gjithë ose për askënd”. Ai paralajmëroi se asnjë port në Gjirin Persik ose atë të Omanit nuk do të jetë i sigurt nëse rrezikohen portet iraniane. 

Komandanti i marinës iraniane, Shahram Irani, u tall me kërcënimin e Trampit, duke theksuar se marina “i ndjek të gjitha lëvizjet e forcave amerikane në rajon”. “Kërcënimet e presidentit amerikan, pas humbjes poshtëruese të ushtrisë së tij në luftën e tretë të imponuar, janë qesharake”, theksohet në deklaratë. fc/

Foto: Arkivi  

 

QËNDRONI TË LIDHUR