• e martë, 14 prill 2026

Huthët e Jemenit kërcënuan me hakmarrje për çdo "agresion" të ri ndaj Teheranit

Huthët e Jemenit kërcënuan me hakmarrje për çdo

Sanë, 13 prill 2026 (MIA) - Lëvizja jemenase e huthëve premtoi se do t'i përshkallëzojë operacionet ushtarake kundër Uashingtonit dhe Tel-Avivit nëse vazhdojnë sulmet ndaj Teheranit, ceket në kumtesën nga e ashtuquajtuara ministri e lëvizjes e punëve të jashtme.

"Në rast të ripërtëritjes së agresionit të Amerikës dhe Izraelit armiqësor kundër Iranit dhe "boshtit të rezistencës", qëndrimi i jemenit është i fuqishëm: pjesëmarrje aktive dhe përshkallëzim i operacioneve ushtarake", ceket në kumtesë. Huthët cekën se deklaratat e kryesisë amerikane për ngritje të konfliktit në nivel të ri i shohin si nxitje për ndërmarrje të aksioneve të veta.

Lëvizja u prëfshi në konflikt, në anën e Iranit një muaj pas fillimit të tij. Lideri i tyre, Abdel Malik al Huthi, paraprakisht deklaroi se fircat e tyre me sukses i parandaluan SHBA-në dhe Izraelit ta prëdorin Detin e Kuq për sulme ndah Republikës islamike, prëderisa tensionet mbeten të larta edhe në ngushticën strategjike të Hormuzit. ab/

fotо: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR