KB: Janë lënduar 47 palestinezë gjatë shpërndarjes së ndihmave humanitare
- Përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara deklaroi se 47 palestinezë janë plagosur, pjesa më e madhe nga të shtënat me armë, kur turmë njerëzish u tubua në qendrën për shpërndarjen e ndihmave humanitare në Gazë.
- Post By Fami Bajrami
- 10:10, 28 maj, 2025
Gjenevë, 28 maj 2025 (MIA) - Përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara deklaroi se 47 palestinezë janë plagosur, pjesa më e madhe nga të shtënat me armë, kur turmë njerëzish u tubua në qendrën për shpërndarjen e ndihmave humanitare në Gazë.
Shefi i Zyrës së KB-së për të Drejtat e njeriut për territoret palestineze, Axhit Sungaj, tha se sipas të gjitha gjasave shumica e lëndimeve janë shkaktuar nga të shtënat me armë nga ushtria izraelite.
Një numër i madh palestinezësh dje kanë vërshuar qendrën, e cila u themelua nga një fondacion i mbështetur nga Izraeli dhe SHBA-ja. rq/bsh/
Foto: arkivi i EPA-s