Starmer: Putini nuk është serioz lidhur me paqen
- Kryeministri britanik Kir Starmer, para takimit virtual të sotëm të liderëve botërorë kushtuar Ukrainës, paralajmëroi se

Londër, 15 mars 2025 (MIA) - Kryeministri britanik Kir Starmer, para takimit virtual të sotëm të liderëve botërorë kushtuar Ukrainës, paralajmëroi se presidenti rus Vladimir Putin “nuk është serioz lidhur me paqen”.
Në takim pritet të marrin pjesë 25 liderë, kurse Starmer tha se nuk duhet t'i lejohet Putinit të “luajë lojëra” me propozimin e armëpushimit të bërë nga presidenti amerikan Donald Tramp.
Kryeministri britanik u bëri thirrje aleatëve që të ofrojnë garanci sigurie për Ukrainën. Samiti virtual është pjesë e nismës "koalicioni i të përgatiturve", të cilën Starmer e paralajmëroi gjatë vizitës së fundit te liderët evropianë në Londër.
SHBA-ja ka propozuar një armëpushim 30-ditor, i cili mbështetet nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, por Moska ende nuk e ka pranuar atë. Tramp, megjithatë, mbetet optimist, duke i vlerësuar bisedimet e tij të fundit me Putinin si "të mira dhe produktive". ls/
Foto: Arkiv