Marko Rubio do të marrë pjesë në takimin joformal të NATO-s në Turqi, kushtuar Ukrainës dhe Rusisë
- Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio do të marrë pjesë në takimin joformal të ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s nga 14 deri 16 maj në Turqi, ku do të bisedohet për përfundimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, informoi Departamenti i Shtetit.
- Post By Besnik Shuki
- 17:20, 11 maj, 2025
Uashington, 11 maj 2025 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio do të marrë pjesë në takimin joformal të ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s nga 14 deri 16 maj në Turqi, ku do të bisedohet për përfundimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, informoi Departamenti i Shtetit.
"Me pamje drejt samitit të NATO-s në Hagë në qershor, sekretari i Shtetit do ta promovojë agjendën e presidentit Tramp, që të sigurohet se aleatët tanë do të japin kontribut korrekt për përforcimin dhe rritjen e efikasitetit të NATO-s", thuhet në kumtesën e Departamentit të Shtetit. bsh/
Foto: Arkiv