Në zgjedhjet në Shqipëri, deri në orën 11 pjesëmarrja është 13,5 përqind, votuan edhe Begaj, Rama dhe Berisha
- Deri në orën 11:00, pjesëmarrja në zgjedhjet e sotme parlamentare në Shqipëri ishte 13.54 për qind e gjithsej 3.721.116 votuesve në listën e vetme të votuesve.
- Post By Lindita Sulejmani
- 13:46, 11 maj, 2025
Tiranë, 11 maj 2025 (MIA) - Deri në orën 11:00, pjesëmarrja në zgjedhjet e sotme parlamentare në Shqipëri ishte 13.54 për qind e gjithsej 3.721.116 votuesve në listën e vetme të votuesve.
Të drejtën e tyre të votës e ushtruan edhe kreu i shtetit, Bajram Begaj, kryeministri dhe kreu i socialistëve, Edi Rama, dhe demokratëve, Sali Berisha.

"Qytetarët duhet të shprehin vullnetin e tyre, pa presion dhe me përgjegjësi. Proceset zgjedhore janë të rëndësishme për qytetarët, për vendin, por edhe për demokracinë. Dita e sotme është me rëndësi të veçantë për faktin se kemi hapur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian, zgjedhjet duhet të përmbushin standardet më të mira", tha Presidenti Begaj.
Në një deklaratë për mediat pas votimit, Rama tha se "e vetmja gjë që mbetet pa u thënë është fjala e popullit, kështu që le të presim dhe të shohim se çfarë do të thotë populli".
Lideri i opozitës, Sali Berisha, u bëri thirrje qytetarëve të "votojnë për veten e tyre, për fëmijët e tyre, për pensionet dhe pagat e tyre, për punën, punësimin, biznesin, fermën e tyre. Të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre në këtë vend".

Të drejtën e votës në kushte të burgut e ushtroi edhe ish-presidenti dhe lideri i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili më parë paralajmëronte kandidaturën e tij për një mandat të tretë. ls/
Foto: Printskrin