• e premte, 05 dhjetor 2025

Pakistani e ka përshëndetur propozimin e Trampit për zgjidhjen e kontestit me Indtinë për Kashmirin

Pakistani e ka përshëndetur propozimin e Trampit për zgjidhjen e kontestit me Indtinë për Kashmirin

Islamabad, 11 maj 2025 (MIA) - Islamabadi e ka përshëndetur propozimin e presidentit amerikan Donald Tramp që të ndërmjetësojë në kontestin mes Indisë dhe Pakistanit, i cili i solli fqinjët e armatosur me armë bërthamore në prag të luftës, njoftoi DPA.

"E çmojmë gatishmërinë e presidentit Tramp për t'i përkrahur përpjekjet për zgjidhjen e kontestit me Xhamun dhe Kashmirin", thuhet në kumtesën e Ministrisë pakistaneze të Punëve të Jashtme.

Duke e përsëritur qëndrimin shumëvjeçar, Pakistani kumtoi se zgjidhja e përhershme duhet të bazohet në rezolutat e Këshillit të Sigurimit të KB-së dhe të drejtën e banorëve të Kashmirit për vetvendosje.

Paraprakisht, presidenti Tramp i lavdëroi udhëheqësitë e dy vendeve për armëpushim "historik dhe heroik".

"Do të bashkëpunojë me të dyja palët për të parë nëse mund të arrihet zgjidhje për Kashmirin pas 'mijëra vitesh'", publikoi Tramp në rrjetet sociale. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR