• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Dalja në zgjedhjet në Shqipëri deri ora 14 është 29,53 për qind

Dalja në zgjedhjet në Shqipëri deri ora 14 është 29,53 për qind

Tiranë, 11 maj 2025 (MIA) - Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 14, në zgjedhjet e sotme parlamentare në Shqipëri, të drejtën e votimit e kanë realizuar 29,53 për qind nga gjithsej 3.721.116 votues.

Krahasuar me pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale para dy viteve, ka rritje prej rreth 2,2 për qind, ndërsa në zgjedhjet e përgjithshme para katër viteve, pjesëmarrja deri në orën 14 ishte 35,62 për qind, nga gjithsej 3.588.869 votues të regjistruar.

Duke realizuar të drejtën e votës, kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në lidhje me probleme të caktuara dhe incidente të vogla në vendvotimet, deklaroi se “kushdo që shkel ligjin do të mbajë përgjegjësi para institucioneve kompetente”, me këtë rast duke theksuar se qytetarët duhet të kuptojnë se kanë përgjegjësi në lidhje me procesin zgjedhor.

"Porosia është e qartë. Ata që besojnë se angazhimi i tyre mund të kontribuojë në procesin e votimit, do të marrin një përgjigje nga institucionet kompetente. Është shumë me rëndësi që jo vetëm politikanët, por edhe qytetarët të kuptojnë se kanë përgjegjësi në lidhje me procesin zgjedhor", tha ai.

Në 12 njësi zgjedhore, votimi po zhvillohet në 5.225 vendvotime dhe procesi i votimit po monitorohet nga vëzhgues të OSBE/ODIHR-së, BE-së dhe SHBA-së. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR