Forcat ukrainase 14.043 herë e shkelën armëpushimin nga 8 deri më 11 maj, ndërsa forcat ruse e respektuan, kumtoi MB ruse
- Forcat ukrainase 14.043 herë e shkelën armëpushimin nga 8 deri më 11 maj, të shpallur nga Presidenti rus Vladimir Putin gjatë 80-vjetorit të Ditës së Fitores mbi fashizmin, kumtoi sot Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.
- Post By Lindita Sulejmani
- 13:34, 11 maj, 2025
Moskë, 11 maj 2025 (MIA) - Forcat ukrainase 14.043 herë e shkelën armëpushimin nga 8 deri më 11 maj, të shpallur nga Presidenti rus Vladimir Putin gjatë 80-vjetorit të Ditës së Fitores mbi fashizmin, kumtoi sot Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.
"Pavarësisht shpalljes së armëpushimit, forcat e armatosura ukrainase vazhduan të kryenin operacione ushtarake kundër trupave ruse. U regjistruan gjithsej 14,043 shkelje të armëpushimit", kumtoi Ministria e Mbrojtjes.
Sipas të dhënave nga Ministria Ruse e Mbrojtjes, përgjatë gjithë vijës së kontaktit luftarak, njësitë ukrainase kryen 4.011 sulme me artileri dhe tanke ndaj pozicioneve të trupave ruse, përfshirë 62 duke përdorur raketahedhës.
Përveç kësaj, forcat ukrainase kryen 9.918 sulme dhe hedhje municionesh nga dronë.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi njëkohësisht se personeli ushtarak rus në zonën e operacioneve speciale ushtarake e respektoi në mënyrë strikte armëpushimin nga mesnata sipas orës së Moskës më 8 maj deri në mesnatën e 11 majit. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s