• e hënë, 16 qershor 2025

Anketat e para të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri: Triumf i Edi Ramës

Anketat e para të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri: Triumf i Edi Ramës

Tiranë, 11 maj 2025 (MIA) - Anketat e zgjedhjeve të sotme parlamentare në Shqipëri tregojnë për një triumf zgjedhor të kryeministrit aktual dhe liderin e Partisë Socialiste, Edi Rama.

Socialistët kanë fituar 51.8 për qind të votave në zgjedhjet e sotme parlamentare në vend, tregojnë të dhënat e anketave të dala dhe të publikuara nga "Albanian post", publikon "Top çanell".

Kjo i siguron partisë së Ramës 79 vende në parlamentin me gjithsej 140 deputetë.

Në vendin e dytë, sipas anketave është koalicioni i udhëhequr nga partia opozitare – Partia Demokratike (PD) e Shqipërisë e ish kryeministrit dhe presidentit Sali Berishës – Koalicioni "Aleanca për Shqipërinë Madhështore". Ky koalicion parashikohet se ka fituar 38 për qind të votave dukë i dhënë 54 vende deputetësh.

Partia Socialdemokrate (PSD) e Shqipërisë e udhëhequr nga Tom Doshi ka marrë 2.2 për qind të votave duke i siguruar tre deputetë.

Partia "Mundësia" e ish anëtarit të PD-së, Agron Shehaj ka fituar 3.6 për qind të votave, por do të ketë vetëm dy deputetë për shkak të përqendrimit të votave të saj kryesisht në Tiranë dhe fragmentimit të tyre në rajone të tjera.

Lëvizja "Bashkë" e Arlind Qorit mezi ka kaluar pragun zgjedhor dhe do të marrë një mandat, por vetë Qori nuk do të hyjë në parlament.

Koalicioni euroatlantik i Endri Hasës dhe ish kryetarit të PD-së Lulzim Basha parashihet të fitojë 1.4 për qind të votave me çka Basha do të bëhet deputet.

Koalicioni "Nisma Shqipëria bëhet (NSHB) e Adriatik Lapajt dhe Endrit Shabanit ka marrë 1.8 për qind të votave në nivel kombëtar, por nuk do të ketë deputetë në Parlament.

Sipas formulës së re zgjedhore, çdo parti merr pjesë në zgjedhje me 186 kandidatë për deputetë, të ndarë në lista të mbyllura (të renditura sipas partisë) me nga 46 kandidatë secila dhe lista të hapura (ku votohet sipas preferencave) me nga 140 kandidatë secila.

Kryetari i KQZ-së, Ilirian Celibashi në konferencën për shtyp deklaroi se procesi zgjedhor ka kaluar konform me të gjitha rregullat.

"Procesi i sotëm zgjedhor u zhvillua konform të gjitha rregullave. Janë regjistruar disa incidente të vogla, për të cilat do të merren masa adekuate. Qytetarët votuan me dinjitet, ndërsa lus partitë që me qetësi të presin rezultatet", ka thënë Celibashi.

Ai shtoi se rezultatet e para nga disa komuna ku pati votim elektronik do të shpallen nesër. Rezultatet jozyrtare, shtoi ai, do të publikohen sipas dispozitave ligjore.

 

QËNDRONI TË LIDHUR