• e premte, 05 dhjetor 2025

SHBA-ja dhe Irani biseduan për "elementte teknike" të marrëveshjes bërthamore gjatë negociatave në Oman

SHBA-ja dhe Irani biseduan për

Maskat, 11 maj 2025 (MIA) - I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme, Stiv Uotkof, sot në kryeqytetin e Omanit ka marrë pjesë në raundin e katërt të negociatave të drejtpërdrejta dhe indirekte me Iranin.

Sipas një përfaqësuesi të lartë të autoriteteve amerikane, në Maskat janë diskutuar "elementet teknike" të marrëveshjes bërthamore. Ai shtoi se Irani dhe SHBA-ja janë pajtuar që së shpejti të mbajnë raund tjetër të negociatave. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR