Erdogan: Turqia është gati të jetë nikoqire e negociatave për armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës
- Turqia është e gatshme të jetë nikoqire e negociatave për një armëpushim dhe paqe të qëndrueshme midis Rusisë dhe Ukrainës, i tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan homologut të tij francez Emanuel Makron në një bisedë telefonike, kumtoi kabineti i Erdoganit.
- Post By Lindita Sulejmani
- 14:13, 11 maj, 2025
Ankara, 11 maj 2025 (MIA) - Turqia është e gatshme të jetë nikoqire e negociatave për një armëpushim dhe paqe të qëndrueshme midis Rusisë dhe Ukrainës, i tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan homologut të tij francez Emanuel Makron në një bisedë telefonike, kumtoi kabineti i Erdoganit.
Ai deklaroi se është arritur një pikë kthese historike në rrugën drejt përfundimit të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, se kjo mundësi duhet të shfrytëzohet dhe se Turqia është e gatshme të japë çdo kontribut, përfshirë organizimin e negociatave, me qëllim sigurimin e një armëpushimi dhe paqeje të qëndrueshme, thuhet në kumtesën nga kabineti i presidentit rus.
Erdogani dhe Makroni diskutuan edhe për marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve, si dhe një numër çështjesh rajonale dhe globale, theksohet në kumtesën, transmeton Si-En-En turk. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s