• e diel, 22 dhjetor 2024

Sijarto: Budapesti nuk ka ndërmend të ndërpresë kontaktet me Moskën

Sijarto: Budapesti nuk ka ndërmend të ndërpresë kontaktet me Moskën

Budapest, 27 mars 2024 (MIA) - Ministri i Jashtëm hungarez Peter Sijarto në një intervistë për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve tha se Budapesti nuk ka ndërmend të ndërpresë kontaktet e nivelit të lartë me Moskën dhe se të gjitha mjetet e komunikimit duhet të mbeten të hapura.

"Hungaria është padyshim në kontakt me liderët rusë dhe kjo nënkuptohet. Unë personalisht jam në kontakt me kolegët e mi rusë - Ministrin e Jashtëm Sergej Lavrov, zëvendëskryeministrin për energjetikë Aleksander Novak dhe zëvendëskryeministrin për Industrinë dhe Tregtinë Denis Manturov. Kanalet e komunikimit duhet të jenë të hapura, sepse nëse i ndërpresim, e zvogëlojmë mundësinë e paqes në të ardhmen. Gjithsesi, do të duhej të flisnim me njëri-tjetrin. Ne besojmë se diplomacia është aftësia për të biseduar me njëri-tjetrin, edhe në rrethana komplekse, edhe kur nuk jeni dakord për gjithçka. “Nuk është gjë e madhe të flasësh me ata me të cilët pajtohesh për gjithçka", tha Sijarto.

Sipas tij, ka gjithmonë zona që nuk i nënshtrohen regjimit të sanksioneve. I pyetur nëse Hungaria do të përmirësojë bashkëpunimin me Rusinë në zonat që nuk preken nga sanksionet evropiane, Sijarto përgjigjet pozitivisht dhe thotë: "Sa herë që të jetë e nevojshme, ne do të flasim".

"Hungaria është e hapur për atë. Herën e fundit, kryeministri hungarez Viktor Orban u takua me presidentin rus Vladimir Putin në Pekin kur ata duhej të diskutonin këtë temë, shtoi Sijarto. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR