Raundi i pestë i bisedimeve midis SHBA-së dhe Iranit do të mbahet të premten në Romë
- Raundi i pestë i negociatave midis SHBA-së dhe Iranit për programin bërthamor iranian do të mbahet të premten në Romë, njoftoi sot ministri i Punëve të Jashtme i Omanit.
- Post By Lindita Sulejmani
- 20:44, 21 maj, 2025
Muskat, 21 maj 2025 (MIA) - Raundi i pestë i negociatave midis SHBA-së dhe Iranit për programin bërthamor iranian do të mbahet të premten në Romë, njoftoi sot ministri i Punëve të Jashtme i Omanit.
Badr al-Busaidi e publikoi informacionin në profilin e tij "X".
SHBA-ja dhe Irani filluan bisedime të rëndësishme muajin e kaluar, të ndërmjetësuara nga Omani, për programin bërthamor të Iranit. Këto negociata synojnë të arrijnë një marrëveshje të re që do ta pengonte Iranin të pajiset me armë bërthamore në këmbim të heqjes së sanksioneve që kanë paralizuar ekonominë e tij.
Irani mohon se programi i tij bërthamor ka ndonjë qëllim ushtarak.
Lideri suprem iranian, Ajatollah Ali Hamnei, shprehu dje skepticizëm në lidhje me suksesin e negociatave, vuri në dukje Agjencia Frans-pres. Ai hodhi poshtë në mënyrë specifike kërkesën e SHBA-së që Irani të ndalojë me pasurimin e uraniumit. ls/