Sibiha: Sanksionet e miratuara nga BE-ja e kanë bërë të vështirë për oligarkët dhe biznesmenët rusë që t'i shmangin ato rrjete kufizuese
- Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Andrij Sibiha sot deklaroi se sanksionet e miratuara nga BE-ja në maj e kanë bërë të vështirë për oligarkët dhe biznesmenët rusë për t'u shmangur këtyre rrjeteve kufizuese, duke fshehur pronësinë dhe transferimin e aksioneve dhe mjeteve.
- Post By Fami Bajrami
- 16:31, 21 maj, 2025
Kiev, 21 maj 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Andrij Sibiha sot deklaroi se sanksionet e miratuara nga BE-ja në maj e kanë bërë të vështirë për oligarkët dhe biznesmenët rusë për t'u shmangur këtyre rrjeteve kufizuese, duke fshehur pronësinë dhe transferimin e aksioneve dhe mjeteve.
Sibiha u bëri thirrje të gjitha shteteve që të ndjekin këtë shembull dhe të marrin vendime të ngjashme për të parandaluar anashkalimin e sanksioneve dhe për të përforcuar harmonizimin e tyre.
Ai theksoi se tash e tutje personat fizikë dhe juridikë, të cilët lehtësojnë aktivitete të tilla, do të jenë edhe vetë nën kërcënimin e sanksioneve. Ministri deklaroi se BE-ja nuk duhet të dëshmojë më se një oligark i caktuar rus duhet t'i nënshtrohet sanksioneve, "ata duhet të dëshmojnë të kundërtën".
"Kjo është një strategji efektive që tregon fuqinë e vërtetë të zbatimit të duhur të sanksioneve. Edhe pse paketat e reja të sanksioneve dominojnë titujt e mediave, ndryshim të tilla rregullatore mund të jenë shumë efektive, edhe nëse ato janë më pak të njohura në mediume", përfundoi Sibiha. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s