• e premte, 05 dhjetor 2025

Kombet e Bashkuara: Ndihma humanitare nuk ka mbërritur ende në Rripin e Gazës

Kombet e Bashkuara: Ndihma humanitare nuk ka mbërritur ende në Rripin e Gazës

Nju Jork, 21 maj 2025 (MIA) - Ndihma humanitare ende nuk është dorëzuar në Rripin e Gazës, edhe pasi Izraeli hoqi bllokadën 11-javore ndaj dërgesave të ndihmave në enklavën palestineze dy ditë më parë, kumtoi sot OKB-ja.

"Deri më tani, asnjë nga furnizimet nuk ka kaluar nëpër pikën kufitare Kerem Shalom", tha zëdhënësi i OKB-së, Stefan Dezharik.

Ai shtoi se situata është e tillë sepse autoritetet izraelite kanë lejuar shpërndarjen përmes vendkalimeve që OKB-ja "nuk i konsideron të sigurta" për shkak të gjasave më të mëdha për plaçkitje. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR