Rute: Nëse Putini sulmon përsëri, përgjigjja do të jetë shkatërruese
- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, sot deklaroi se Rusia prodhon katër herë më shumë municione sesa vendet anëtare të NATO-s.
- Post By Lindita Sulejmani
- 16:23, 21 maj, 2025
Bruksel, 21 maj 2025 (MIA) - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, sot deklaroi se Rusia prodhon katër herë më shumë municione sesa vendet anëtare të NATO-s.
"Burimet e hapura tregojnë se në vitet e ardhshme rusët mund të përpiqen të bëjnë diçka të marrë, Ne duhet të sigurohemi që nëse (Presidenti rus Vladimir) Putin sulmon tani ose në të ardhmen e afërt, përgjigjja të jetë shkatërruese", tha Rute, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me vendosjen e forcave ushtarake ruse në kufirin finlandez.
Rtte deklaroi se pas përfundimit të luftës në Ukrainë, është e rëndësishme që Putini të mos e bëjë përsëri të njëjtën gjë.
"Përmirësimi i aftësive tona mbrojtëse është misioni ynë kryesor. Aleatët duhet të rrisin shpenzimet e mbrojtjes, kjo është një detyrë kyçe para Samitit të Aleancës në Hagë muajin e ardhshëm, theksoi Rute. ls/
Foto: EPA