Dr. Samadi për "Njuzmaks": Kancerin ne prostatë Bajdeni e kishte për të paktën pesë vite
- Pasi gjatë fundjavës opinioni botëror u informua se ish-presidenti amerikan, Xho BADJEN, ka kancer agresiv të prostatës, në një fazë të avancuar, përveç shprehjeve të mbështetjes që erdhën nga e gjithë bota, lindën pyetje se si u lejua që gjendja e tij shëndetësore të përkeqësohej kaq shumë dhe pse nuk u ndërmor asgjë për këtë, ose pse mund të jetë mbajtur e fshehtë qëllimisht.
- Post By Lindita Sulejmani
- 19:57, 21 maj, 2025
Uashington, 21 maj 2025 (MIA) – Pasi gjatë fundjavës opinioni botëror u informua se ish-presidenti amerikan, Xho BADJEN, ka kancer agresiv të prostatës, në një fazë të avancuar, përveç shprehjeve të mbështetjes që erdhën nga e gjithë bota, lindën pyetje se si u lejua që gjendja e tij shëndetësore të përkeqësohej kaq shumë dhe pse nuk u ndërmor asgjë për këtë, ose pse mund të jetë mbajtur e fshehtë qëllimisht.
Ndër të parët që reaguan të hënën ishte presidenti amerikan Donald Tramp, i cili, pasi i uroi paraardhësit të tij 82-vjeçar në Shtëpinë e Bardhë shërim të shpejtë, hapur pyeti si ishte e mundur që, pavarësisht ekzaminimeve të rregullta vjetore të hollësishme sistematike, askush nuk kishte reaguar deri më tani ndaj sëmundjes së Bajdenit. Ai deklaroi se kjo do të hetohet në detaje.
Një zyrtar i lartë i ministrisë së Drejtësisë të SHBA-së, Leo Tarell, e akuzoi sot ish-zonjën e parë Xhill Bajden për përgjegjësi të mundshme penale për "keqpërdorim dhe neglizhencë ndaj të moshuarve", duke aluduar drejtpërdrejt në lidhjen e saj me mbulimin e supozuar të gjendjes shëndetësore të ish-presidentit, Xho Bajden.
Terell njoftoi në rrjetet sociale se Xhill Bajden ishte në dijeni të problemeve shëndetësore të ish-presidentit, por prapë e lejoi atë të merrte pjesë në zgjedhjet presidenciale.
Sipas tij, abuzimi ndaj të moshuarve është një formë e dhunës në familje dhe Xhill duhet të shpjegojë pse e mashtroi opinionin në lidhje me gjendjen shëndetësore të Xho Bajdenit.
Lidhur me (mos)fshehjen e gjendjes shëndetësore të Bajdenit dhe shkallën e përfshirjes të organizmit të tij me kancerin, me disa pyetje për "Newsmas", dy ditë më parë, u paraqit edhe Dr. Dejvid Samadi, drejtor i onkologjisë urologjike në spitalin "Sent Francis" në Long Ajlend, Njujork.
Dikush si presidenti Bajden, i cili ka qenë në detyrë për të paktën 20 vjet, nëse jo më shumë, ka bërë skrining dhe teste të shumta PSA (teste për të zbuluar sëmundje të mundshme të prostatës), si dhe ekzaminime digjitale rektale dhe ekzaminime të prostatës", tha Samadi, duke shtuar se "duhet të ketë më shumë në këtë histori sesa ajo që është raportuar, sepse njerëzit nuk janë naivë".
Samadi shpjegoi se zhvillimi i kancerit të prostatës, si ai i Bajdenit, mund të zgjasë me vite. Në mënyrë specifike, ai theksoi se që ky lloj kanceri të arrijë në fazën në të cilën është tani te presidenti Bajden (shkalla Gleason 9), di duhet të ketë ekzistuar për pesë deri në shtatë vjet.
Samadi vlerëson se në shkallën "Gleason" nga dy deri në 10, Bajden, me një gjetje Gleason 9, ishte në një fazë shumë agresive të kancerit sepse fazat 8, 9 dhe 10 ishin fazat më agresive të kancerit të prostatës.
Mjeku beson se Bajden me shumë gjasa e ka këtë kancer për vite me radhë.
"Unë nuk jam mjeku i tij dhe nuk kam qasje në informacionet e tij personale, por historia nuk ka asnjë kuptim ashtu siç është publikuar."
Edhe pse nuk ka ilaç për kancerin e Bajdenit, ai po mjekohet, megjithëse trajtimi vjen me efekte anësore, tha Samadi.
Samadi tha se është e vështirë të imagjinohet që kanceri i Bajdenit do të kishte kaluar pa u vënë re.
"Ndoshta e dinin për këtë, por koha nuk ishte e duhur, ose thjesht nuk donin ta publikonin këtë informacion, ose lajmi për metastazat sapo ishte gjetur", tha Samadi. "Kjo histori nuk ka kuptim për mua". ls/
Foto: Skrinshot Njuzmaks