• e premte, 05 dhjetor 2025

Vende perëndimore akuzojnë hakerë rusë për fushatë për sulme kibernetike

Vende perëndimore akuzojnë hakerë rusë për fushatë për sulme kibernetike

Bruksel, 21 maj 2025 (MIA) - Një grup prej 11 vendeve perëndimore akuzoi hakerët e inteligjencës ushtarake ruse në një kumtesë të përbashkët sot për sulme ndaj kompanive në sektorët e mbrojtjes, transportit dhe teknologjisë që ofrojnë ndihmë për Ukrainën.

Një grup vendesh që përfshin SHBA-në, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Republikën Çeke, Poloninë, Australinë, Kanadanë, Danimarkën, Estoninë, Francën dhe Holandën kumtuan se grupi i hakerëve Unit 26165, i njohur në botën kibernetike si "Fancy Bear", ka kryer një fushatë sulmesh për më shumë se dy vjet, duke përdorur një sërë taktikash të tilla si email-e "mashtruese" dhe fjalëkalime të vjedhura.

Shënjestra e sulmit janë organizatat qeveritare dhe kompanitë private nga sektorët e mbrojtjes, transportit, detar dhe sektori IT nga Republika Çeke, Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Moldavia, Holanda, Polonia, Rumania, Sllovakia, Bullgaria, Ukraina dhe SHBA-ja, shtohet në kumtesë. ls/ 

 

QËNDRONI TË LIDHUR