• e mërkurë, 03 korrik 2024

Shefat e diplomacisë greke dhe turke u takuan në Bruksel në prag të vizitës së Micotakisit në Turqi

Shefat e diplomacisë greke dhe turke u takuan në Bruksel në prag të vizitës së Micotakisit në Turqi

Athinë, 4 prill 2024 (MIA) - Në prag të vizitës së kryeministrit të Greqisë, Kirjakos Micotakis në Turqi në fillim të muajit të ardhshëm, në Bruksel, në margjinat e Samitit të ministrave të punëve të jashtme të NATO-s takim patën shefat e diplomacisë greke dhe turke, Jorgos Gerapetritis dhe Hakan Fidan, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Burimet diplomatike për mediat greke informuan se dy ministrat kanë biseduar për çështje rajonale dhe ndërkombëtare, për bashkëpunimin dypalësh dhe përgatitjes për vizitën e ardhshme të Micotakisit në Ankara në maj. fc/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR