• e enjte, 04 korrik 2024

Të paktën 24 të lënduar para një klubit të natës në Split pasi u thye një mur xhami

Të paktën 24 të lënduar para një klubit të natës në Split pasi u thye një mur xhami

 Split, 3 korrik 2024 (MIA) - Njëzet e katër të rinjë janë lënduar para një klubi nate në vendpushimin kroat të Adriatikut të Splitit mbrëmë vonë, pasi një mur xhami në hyrje të klubit u thye.

 Të lënduarit, prej të cilëve më shumë turistë nga Gjermania dhe Suedia, pritën para klubit për të hyrë. Ata pësuan prerje nga copa xhami që fluturonin, njoftoi sot gazeta lokale "Dalmacia e Lirë", duke cituar burime nga spitali në Split. 

 Siç raporton DPA-ja, një djalë i moshës 20 dhe një vajzë e moshës 16 vjet kanë mbetur në spital dhe gjendja e tyre cilësohet si e qëndrueshme. Pjesa tjetër e të plagosurve janë kthyer në shtëpi pasi kanë marrë ndihmën e parë.

 Sipas hetimeve fillestare, muri i xhamit ndoshta ka plasur nga presioni i numrit të madh të njerëzve.

 Spliti është qyteti më i madh në rajonin bregdetar kroat të Dalmacisë. Miliona njerëz shkojnë në pushime atje në verë. qa

Foto: Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR