• e martë, 26 nëntor 2024

Familja e Bajdenit kërkon ndërrimin e këshilltarëve të tij për shkak të debatit të dështuar

Familja e Bajdenit kërkon ndërrimin e këshilltarëve të tij për shkak të debatit të dështuar

Uashington, 4 korrik 2024 (MIA) - Anëtarët e familjes së presidentit amerikan, Xho Bajden, veçanërisht bashkëshortja e tij Xhil dhe djali Hanter, i akuzojnë këshilltarët e liderit amerikan për paraqitjen e tij katastrofike në debatin e paradokohshëm televiziv dhe kërkojnë ndërrimin e tyre, njoftoi sot En-Bi-Si (NBC), duke cituar burime anonime.

Anëtarët e familjes së Bajdenit gjithnjë e më shumë po kontestojnë strategjinë e tij parazgjedhore dhe po kërkojnë mënyra për "rivitalizim". Sipas tyre, duhet të ndërrohet këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, Anita Dan dhe me siguri bashkëshorti i saj, Bob Bauer, avokati personal i presidentit.

Anëtarët e familjes së Bajdenit filluan të analizojnë atë që ndodhi në debat menjëherë pas përfundimit të tij, në përpjekje për të zbuluar se kush e stërngarkoi presidentin me statistika në vend që ta lejonte atë të "fliste nga zemra", bënë të ditur En-Bi-Si.

Debati i ardhshëm Bajden - Tramp do të mbahet më 10 shtator. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR