• e martë, 24 dhjetor 2024

Putin: Nuk është i mundur armëpushim para fillimit të negociatave paqësore me Ukrainën

Putin: Nuk është i mundur armëpushim para fillimit të negociatave paqësore me Ukrainën

Moskë, 4 korrik 2024 (MIA) - Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin sot deklaroi se nuk është i mundur armëpushim para fillimit të negociatave paqësore me Kievin.

"Thjesht nuk mund të shpallim tani armëpushim me shpresën se pala tjetër do të ndërmarrë disa hapa pozitivë", theksoi Putin.

Ai shtoi se është e nevojshme që Ukraina të pranojë të ndërmarrë hapa që janë të pakthyeshëm dhe të pranueshëm për Rusinë.

"Nuk mund të lejojmë që armiku të shfrytëzojë këtë armëpushim dhe pastaj të përmirësojë qëndrimin e tij - të armatosen, të pajisen me ndihmën e mobilizimit të detyruar dhe të përgatiten për vazhdimin e konfliktit të armatosur", theksoi Putini.

Sipas tij është e pamundur të përfundojë konflikti me Ukrainën përmes ndërmjetësve. rq/fc/

Fotografia: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR