• e shtunë, 06 korrik 2024

Gjermania ka nënshkruar marrëveshje prej 2,1 miliardë euro me Erbasin për satelitët ushtarakë

Gjermania ka nënshkruar marrëveshje prej 2,1 miliardë euro me Erbasin për satelitët ushtarakë

Berlin, 4 korrik 2024 (MIA) - Armata gjermane ka nënshkruar kontratë me vlerë 2,1 miliardë euro me Erbasin për gjeneratën e ardhshme të satelitëve ushtarak të komunikimit, të quajtur "SatcomBw 3", kumtoi sot Erbas.

Kontrata përfshin menaxhimin e projektit për dy satelitë, "si dhe segmentin tokësor (stacionet për pranim), lansim dhe punë për 15 vjet", thuhet në kumtesë.

Satelitët "SatcomBw 3" duhet të lansohen dhe të sistemohen "para fundit të dekadës" në një lartësi prej 36.000 kilometrave. Prodhuesi gjerman i satelitëve OHB dhe ndërrmarrjet e vogla dhe të mesme janë gjithashtu të përfshira në projekt. rq/bsh/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR