• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Jermak: Ukraina nuk është e gatshme për kompromis territorial me Rusinë për përfundim të luftës

Jermak: Ukraina nuk është e gatshme për kompromis territorial me Rusinë për përfundim të luftës

Uashongton, 3 korrik 2024 (MIA) - Ukraina nuk është e gatshme të arrijë kompromis me Rusinë dhe të heqë dorë nga cila do pjesë e territorit të vet, në mënyrë që lufta të përfundojë, deklaroi shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski, Andrij Jermak.

Jermak këtë e deklaroi mbrëmë në Uashington, duke e komentuar deklaratën e kandidatit republikan presidencial, Donald Tramp se shpejtë mund ta ndërprejë konfliktin në Ukrainë nëse zgjedhet president i SHBA-së në nëntor.

Mediumet britanike transmetojnë se Jermak tha se Ukraina do t'i dëgjojë të gjitha këshillat për të arritur, siç theksoi, "paqe të drejtë", por se nuk mund të bëjë kompromis kur bëhet fjalë për pavarësinë, lirinë, demokracinë, integritetin territorial dhe sovranitetin.

Presidenti rus, Vlladimir Putin deklaroi se Moska do ta përfundojë luftën nëpse Kievi dakordohet t'i dorëzojë katër rajonet ukrainase në lindje dhe në jug të vendit, të cilat Rusia i anektoi.

Jermak ndodhet për vizitë në Uashington para samitit të NATO-s javën e ardhshme në këtë qytet ku pritet Ukraina të jetë temë kryesore. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR