• e martë, 19 nëntor 2024

BE-ja nuk do të përmbushë objektivat e saj digjitale deri në vitin 2030, vlerëson Komisioni Evropian

BE-ja nuk do të përmbushë objektivat e saj digjitale deri në vitin 2030, vlerëson Komisioni Evropian

Bruksel, 3 korrik 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian nuk do të përmbushë objektivat e vendosura për vitin 2030 me programin politik "Dekada Digjitale", veçanërisht në fushën e lidhjes dhe zhvillimit të aftësive digjitale, sipas raportit të fundit të Komisionit Evropian për gjendjen e zbatimit të kësaj strategjie.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, programi "Dekada Digjitale" synon të përmirësojë digjitalizimin e BE-së deri në vitin 2030, duke vendosur synime të matshme për lidhje, adoptim të teknologjisë digjitale dhe edukimin e fuqisë punëtore.

Komisioni Evropian çdo vit publikon raport vjetor për shkallën e implementimit të "Dekadës Digjitale" në të cilin vlerësohet progresi i vendeve anëtare të BE-së në arritjen e qëllimeve të konfirmuara dhe i cili përmban rekomandime për rishikimin e udhërrëfyesve të tyre kombëtar dhe harmonizimin e tyre me objektivat e programit politik më së voni deri më 2 dhjetor të vitit aktual.

Në bazë të të dhënave, në vitin 2023 gjtihsej 64 për qind e amvisërive në BE kishin qasje në rrjetet me fibra optike. Me programin parashikohet lidhje e plotë pra qind për qind e amvisërive evropiane me këtë lloj rrjeti deri në vitin 2030.

Vitin e kaluar, kompanitë evropiane ishin larg objektivit të Dekadës Digjitale për përdorimin 75 për qind të inteligjencës artificiale, "sistemit kloud" dhe të a.q. "big data", domethënë një grup të dhënash të mëdha dhe komplekse për përpunimin e të cilave softueri tradicional i përpunimit të të dhënave është i pazbatueshëm. Sipas KE-së, nëse trendi aktual vazhdon, deri në vitin 2030 vetëm 17 për qind e kompanive në BE do të përdorin inteligjencën artificiale, 64 për qind "sistemin kloud" dhe rreth 50 për qind do të përdorin "big data".

Në vitin 2023 gjtihsej 55,6 për qind e banorëve të BE-së posedonin aftësi bazë digjitale, ndërsa programi synon që njohuri të tilla të kenë 80 për qind e qytetarëve evropian të moshës nga 16 deri në 74 vjet.

Komisioni Evropian vlerëson se nëse vazhdon ritmi aktual i arsimit, deri në vitin 2030 BE-ja do të ketë 12 milionë ekspertë në teknologjitë informatike dhe komunikimit (TIK), ndërsa çekuilibri ekzistues gjinor midis grave dhe burrave në këtë profesion do të vazhdojë. Programi "Dekada Digjitale" vendos synimin që në Union të punësohen 20 milionë ekspertë të TIK-ut.

Komisioni në raport thekson se duhet të nxitet pranimi i mjeteve digjitale inovative nga aa e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, veçanërisht të "sistemit kloud" dhe inteligjencës artificiale, si të tërhiqen investime private plotësuese në startapet e teknologjisë së lartë.

Një sfidë tjetër, sipas KE-së, është përfaqësimi i pamjaftueshëm i teknologjive digjitale jashtë qyteteve të mëdha dhe për të kapërcyer këtë problem, propozon inkurajimin e bashkëpunimit në nivel ndërkufitar dhe lokal.

Komisioni gjithashtu u kërkon shteteve anëtare të miratojnë një qasje gjithëpërfshirëse për të rritur aftësitë digjitale në të gjitha nivelet arsimore dhe për të inkurajuar interesin për shkencën, teknologjinë, inxhinierinë dhe matematikën, veçanërisht tek gratë. sa/

Foto: Komisioni Evropian 

QËNDRONI TË LIDHUR