• e martë, 26 nëntor 2024

Norma vjetore e inflacionit në Turqi në qershor ka qenë 71,6 për qind

Norma vjetore e inflacionit në Turqi në qershor ka qenë 71,6 për qind

 Ankara, 3 korrik 2024 (MIA) - Norma vjetore e inflacionit në Turqi është ulur në 71,6 për qind në qershor, sipas të dhënave të publikuara sot nga Instituti i Statistikave të Turqisë (Turkstat).

 Sipas Turkstatit, inflacioni mujor i çmimeve të konsumit në qershor ka qenë 1,64 për qind, do të thotë nën pritjet dhe është më e ulët se 3,37 për qind në maj. Inflacioni vjetor në muajin maj ka qenë 75,45 për qind.

 Norma e inflacionit në vend pritet të ulet në 42,6 për qind në fund të vitit.

 Ministri turk i Financave dhe Thesarit Mehmet Shimshek tha kohët e fundit se inflacioni arriti kulmin në maj përpara se të hynte në një kurs desinflacioni.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR