Pakistani do të vazhdojë të ndihmojë në bisedimet paqësore ndërmjet SHBA-së dhe Iranit
- Pakistani do të vazhdojë të ndihmojë në negociatat paqësore ndërmjet SHBA-së dhe Iranit, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme, Ishak Dar, transmetoi DPA.
Islamabad, 12 prill 2026 (MIA) - Pakistani do të vazhdojë të ndihmojë në negociatat paqësore ndërmjet SHBA-së dhe Iranit, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme, Ishak Dar, transmetoi DPA.
Negociatat e zhvilluara në Islamabad me pjesëmarrjen e zyrtarëve pakistanezë si ndërmjetësues filluan dje, por përfunduan pa arritur një marrëveshje.
"Pakistani ka luajtur dhe do të vazhdojë të luajë rolin e tij në lehtësimin e ndërveprimit dhe dialogut midis Republikës Islamike të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ditët në vijim", theksoi Dar në kumtesën. Ai shtoi se është thelbësore që palët të vazhdojnë të respektojnë angazhimin për armëpushim që kanë bërë, me shpresën e një paqeje të qëndrueshme në rajon.
Zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Esmail Bagai, deklaroi se Irani dhe SHBA-ja kanë arritur marrëveshje për një numër çështjesh, por mendimet ndryshonin për 2-3 tema të rëndësishme.
"Gjatë këtyre negociatave u shtuan disa tema të reja, siç është tema e Ngushticës së Hormuzit, dhe secila prej tyre ka kompleksitetin e vet", vuri në dukje ai.
Bagai shtoi se negociatat u zhvilluan në një "atmosferë mosbesimi dhe dyshimi" dhe se marrëveshje nuk duhet të pritej vetëm pas një seance, duke vënë në dukje se ky raund zgjati gjithsej 24 ose 25 orë. ls/
Foto: EPA