• e shtunë, 11 prill 2026

Përfaqësues amerikanë dhe iranianë kanë mbajtur takime të ndara me kryeministrin pakistanez

Përfaqësues amerikanë dhe iranianë kanë mbajtur takime të ndara me kryeministrin pakistanez

Islamabad, 11 prill 2026 (MIA) - Përfaqësues amerikanë dhe iranianë sot në Islamabad kanë mbajtur takime të ndara me kryeministrin pakistanez Shehbaz Sharif para negociatave paqesore.

Zëdhënësi i SHBA-së, Xhej Di Vens u takua me Sharifin, ndërsa në takimin kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-së, Stiv Uitkof dhe këshilltari Xhared Kushner.

Sharif ka shfaqur shpresë se bisedat do të shërbejnë si hap drejt paqes së përhershme në rajon, kumtoi kabineti i kryeministrit pakistanez.

Paraprakisht, u mbajt takim mes delegacionit iranian dhe Sharifit, njoftoi Bi-Bi-Si.

Si dhe në negociatat paraprake, është e mundur që përfaqësuesit pakistanezë të takohen ndaras edhe me anëtarët e delegacioneve, për të konfrimuar nëse mund të arrihet përparim për pika të ndryshme nga propozimet e dy palëve. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR