Nga sot pasdite hy në fuqi armëpushimi 32 orësh ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës
- Armëpushimi i shkurtër i Pashkëve midis Ukrainës dhe Rusisë, i shpallur të enjten nga Vladimir Putin dhe i pranuar nga Volodimir Zelenski, duhet të fillojë sot pasdite.
Moskë, 11 prill 2026 (MIA) - Armëpushimi i shkurtër i Pashkëve midis Ukrainës dhe Rusisë, i shpallur të enjten nga Vladimir Putin dhe i pranuar nga Volodimir Zelenski, duhet të fillojë sot pasdite.
Kremlini theksoi se armëpushimi do të hyjë në fuqi sot në orën 16:00 (13:00 GMT) dhe do të zgjasë 32 orë.
Ministri rus i Mbrojtjes, Andrej Beloshov dhe Shefi i Shtatmadhorisë Valerij Gerasimov, morën urdhër të "ndërprisnin operacionet luftarake në të gjitha drejtimet gjatë asaj periudhe".
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski publikoi se vendi i tij është gati të respektojë këtë pauzë të rrallë në armiqësi, pasi bisedimet që synonin t'i jepnin fund konfliktit katërvjeçar kanë ngecur për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.
Një armëpushim i ngjashëm u njoftua vitin e kaluar, gjithashtu për Pashkët, por të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për shkelje në mënyrë të përsëritur.
Disa raunde negociatash të sponsorizuara nga SHBA-ja nuk kanë arritur t’i sjellin palët ndërluftuese më pranë një marrëveshjeje, ndërsa procesi është ngadalësuar sepse vëmendja e Uashingtonit është zhvendosur te Irani.
Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitri Peskov, njoftimi i këtij armëpushimi të shkurtër nuk lidhet me negociatat për t'i dhënë fund konfliktit. ls/
Foto: EPA